Shkruan: KASIM QAFLESHI
Kohëve të fundit,gazetari Berat Buzhala ka nisur një fushatë ironie dhe sulmesh ndaj humoristit të madh gjakovar,Sevdai Radogoshi ose siç e njohim të gjithë si QUMILI.Arsyeja?… Sepse Qumili ka zgjedhur të përkrahë Albin Kurtin. Dhe për Buzhalën,mesa duket,përkrahja e kryeministrit është një krim që nuk falet. Por këtu duhet ta bëj të qartë diçka që në fillim: unë jam përkrahës i partisë së Ramush Haradinajt. Nuk jam duke shkruar këtë reagim për të mbrojtur Albin Kurtin apo politikën e tij.Por si përkrahës i AAK-së,nuk e marr për të keq një artist vetëm pse nuk i përkasim së njëjtës parti.Sepse arti është mbi partitë,mbi politikat dhe mbi interesat momentale.Dhe kur një figurë si Qumili,që ka dhënë kaq shumë për kulturën dhe humorin shqiptar,sulmohet pa të drejtë,atëherë është detyrë e secilit prej nesh të reagojë.
Ajo që e bën edhe më të ulët këtë sulm të Buzhalës është fakti se ai nuk është ndalur vetëm te qëndrimi politik i Qumilit,por e ka nisur këtë fushatë duke prekur në rethin e tij familjar.Dhe kjo është e pafalshme.Kur sulmon një njeri për bindjet e tij,sado që mund të mos pajtohesh me të,është një debat normal.Por kur fillon të prekësh jetën e tij private,kur e shënjestron familjen e tij për të bërë humor të zi dhe për të nxitur cinizëm,atëherë nuk ke të bësh më me gazetari apo analizë,thjesht ke të bësh me një sulm personal të ulët dhe të pamoralshëm.
Berat,ti sot bën sikur e ke zbuluar moralin politik,por në kohën e egër,kur kishim Serbinë brenda Kosovës dhe kur gjithçka ishte nën censurë,mund të jem i sigurt qind për qind se edhe ti ke qeshur e je argëtuar me humorin e treshes fantastike të njohur si CIMA,LECI,QUMILI.Sepse ishin ata që na bënin të qeshnim edhe në ditët më të errëta,ata që me satirën dhe mjeshtërinë e tyre na jepnin shpresë dhe gëzim në kohët më të vështira.Dhe sot,papritmas,na shet moral politik dhe na bën leksione se kush duhet të ketë mendim e kush jo? Deri dje ishe PDK,sot je LDK,nesër të presim ne në AAK nuk i dihet.Sepse kjo është natyra jote gjithmonë aty ku të leverdis më shumë.Dhe prandaj nuk mund të pranosh që një artist si Qumili të ketë mendimin e tij të lirë.Ti do që të gjithë të sillen si ti të ndryshojnë kahjen sipas interesit të ditës.Por jo të gjithë janë si ti,Berat.
Ka njerëz që qëndrojnë të njëjtë,që e respektojnë vetveten dhe që nuk shesin shpirtin për përfitime politike. Dhe ta them edhe këtë: Sevdai Radogoshi ka më shumë vite karrierë sesa ti që ke vite që nga lindja deri më sot.Ai është një figurë e humorit që ka qëndruar në skenë për dekada,duke gëzuar breza të tërë shqiptarësh.Ndërsa ti,që s’ke mbërritur ende t’i kesh vite jetë sa ka ai në skenë,guxon ta përqeshësh e ta nëpërkëmbësh?! Kujt po ia shet këtë moral?…Kujt po ia shet këtë “gazetari të pavarur”?
Qumili është një nga emrat më të respektuar të humorit shqiptar.Një artist që për dekada ka dhënë kontribut të madh në artin tonë dhe që e ka bërë këtë pa u përzier shumë në politikë.Dhe tani,sepse ai ka zgjedhur të ketë një qëndrim të caktuar politik,ti mendon se ke të drejtë ta nëpërkëmbësh dhe ta tallësh me gjuhën tënde tashmë të njohur për cinizëm e arrogancë. Çfarë të keqe ka bërë Qumili? Ka thënë një fjalë të mirë për Kurtin,e çfarë pastaj? A është ky një krim? Pse një artist nuk guxon të ketë mendim politik? Ose më mirë të pyesim ndryshe: Pse një artist guxon të ketë mendim politik vetëm kur ai mendim përkon me atë të Berat Buzhalës?
Ky mentalitet i dyfishtë,ky “standard i dyfishtë” që disa gazetarë e opinionistë duan të na e imponojnë është i papranueshëm.Po të përkrahte Qumili një figurë tjetër politike,ndoshta të afërt me partinë që ti dikur e ke përkrahur,me siguri do të ishte lavdëruar si një artist i madh, si një njeri që “e di çka flet”.Por tani që ka zgjedhur të jetë në anën tjetër,papritmas është bërë objekt talljeje dhe ironie.
Jo,Berat.Kësaj radhe nuk po të ecën.Ti mund të vazhdosh të sulmosh e të tallesh me kë të duash, por në Qumilin mos na prek.Ai është një figurë e respektuar,një artist i madh,një njeri që ka dhënë shumë për humorin dhe kulturën tonë.Dhe për këtë,nuk i ka borxh askujt asnjë sqarim për bindjet e tij politike. Nëse vërtet të shqetëson përkrahja e artistëve për politikanët,atëherë të ftoj të shikosh pak më gjerë e të shohësh se sa shumë artistë të tjerë i kanë shërbyer pushteteve të ndryshme,shpeshherë duke u bërë vegla të tyre.Por nuk të kam parë të bësh kaq zhurmë për ta.Pse? Sepse të pëlqente se kë po përkrahnin?
Në fund të fundit,një gazetar i mirë duhet të jetë i drejtë.Dhe një humorist i madh si Qumili nuk meriton të trajtohet si një armik publik vetëm pse ka zgjedhur të shprehë një mendim.Ti ke të drejtë të kesh opinionin tënd,Berat,por ke edhe përgjegjësi për atë që thua e për mënyrën si e thua.Dhe kur përdor stilin tënd për të përçmuar e për të sulmuar figura të respektuara të kulturës sonë,mos prit që njerëzit qëndrojnë në heshtje.
Qumili është humoristi që na ka bërë të qeshim për vite me radhë.Ai është një institucion i humorit.Dhe të pëlqeu apo jo,në Qumilin mos na prek.Pikë. P.S: Ndoshta ke menduar se “gërrnaqat” nuk dinë të shkruajnë. Por gërrnaqat t’i thajnë buzët dhe të bëjnë me pi ujë çdo minutë. Me shkrime e kam fjalën.