FILM DHE TEATËR

KRESHNIK IBRAHIMI-AKTOR DHE AMASADOR I KULTURËS SHQIPTARE NË GJERMANI

Kreshnik Ibrahimi,aktor i njohur nga Jabllanica e Gjakovës,ka arritur të ndërtoj një karrierë të suksesshme në botën e artit dhe të filmit,duke përfaqësuar me krenari kulturën shqiptare jashtë kufijve të Kosovës. Kreshniku është i njohur për talentin e tij të jashtëzakonshëm në aktrim dhe për angazhimin e tij në projekte që promovojnë kulturën dhe bizneset shqiptare,veçanërisht në Gjermani.

Kreshniku është djali i Gani Brahimaj,një dëshmor i rënë në luftën e Kosovës 1998-99.Lidhja me historinë dhe dashuria për atdheun ka qenë një motiv i fuqishëm për Kreshnikun gjatë gjithë karrierës së tij,duke ndjekur shembullin e të atit dhe duke bërë gjithçka që mund të kontribuonte për shoqërinë dhe komunitetin e tij.Nëna e Kreshnikut,gjithashtu ka sakrifikuar shumë që ai të mund të arrijë aty ku është sot,duke i dhënë mbështetje dhe forcë për të kaluar çdo pengesë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij të gjatë dhe të vështirë.

Karriera dhe serialet komike me plot sharm

Përkundër faktit se jeton në Gjermani,Kreshnik Ibrahimi ka arritur të krijojë serialin e tij humoristik të njohur, “ICH BIN ALBANER” i cili siç edhe thotë ai vetë është një nga arritjet më të mëdha të tij në industrinë e humorit.Ky serial ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm duke promovuar me shumë sukses bizneset shqiptare nëpër Evropë dhe duke u bërë një platformë e fuqishme për ata që dëshirojnë të bëjnë marketing dhe reklamim për produktet dhe shërbimet e tyre.Seriali ka pasur gjithashtu një ndikim të madh në zhvillimin e imagjinatës dhe integrimin e kulturës shqiptare në mesin e shoqërisë ndërkombëtare,duke përdorur humorin dhe qasjen e lehtë për të paraqitur realitetet e jetës shqiptare në Evropë.

Një arritje tjetër mbresëlënëse e serialit “ICH BIN ALBANER” është se përmes reklamave të bizneseve shqiptare,më shumë se 1500 shqiptarë janë punësuar nëpër kompani tek të cilat pronarë janë shqiptarët,dhe kjo falë Kreshnikut cili vazhdon t’a mbështesë komunitetin shqiptar në Evropë.Kjo ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm,jo vetëm në zhvillimin e biznesit shqiptar,por edhe në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve të diasporës dhe atyre që jetojnë në atdhe.

Paraqitja e parë publike e Kreshnikut ishte në emisionin komik televiziv ”PËRRALLË ME TUPAN” në Kosovë,ku ai u shfaq për herë të parë e që me humorin dhe me talentin e tij prej imitatori la përshtypje të jashtëzakoshme tek shikuesit.Më pas ai vazhdoi me karrierën e tij me paraqitje në show-in me të madh të humorit shqiptar ”PORTOKALLI” gjë që u bë i njohur edhe për publikun shqiptar.

TE TIGRI” dhe komuniteti shqiptar

Përveç punës së tij në komedi dhe filma,Kreshniku ka investuar gjithashtu në hapjen e një lokali (pub) të suksesshëm në Gjermani,i cili quhet “TE TIGRI”.Ky lokal është një hapësirë që shërben jo vetëm për relaksimin e njerëzve,por edhe si një pikëtakim për komunitetin shqiptar.Ai ka krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse ku shqiptarët mund të ndjehen si në shtëpinë e tyre,duke tërhequr shumë vizitorë nga të gjitha moshat si dhe duke ndihmuar në ruajtjen dhe promovimin e traditave dhe kulturës shqiptare.

Pjesëmarrja në serialin “TE BERBERI”

Ka një kohë jo shumë të gjatë që Kreshniku ka bërë një hap tjetër në karrierën e tij,ku është inkuadruar në serialin “TE BERBERI”,e që pjesë e ekipit është gjithashtu aktori i njohur Vedat Bajrami.Ky serial ka tërhequr vëmendjen e një publiku të gjerë dhe ka pasur ndikim të madh në promovimin e komedisë dhe dramës shqiptare në mjedisin ndërkombëtar.

Një shembull i përkushtimit dhe dashurisë për artin dhe kombin

Karriera e Kreshnik Ibrahimit është një shembull frymëzimi për të gjithë ata që ëndërrojnë të arrijnë majat e suksesit dhe të përfaqësojnë kulturën dhe identitetin e tyre.Ai është një shembull i forcës,përkushtimit dhe besimit të pakufishëm në mundësitë që jeta ofron,duke krijuar një lidhje të fortë mes jetës së tij profesionale dhe trashëgimisë që ka pasur përmes familjes dhe historisë së tij.

Kreshnik Ibrahimi ka mbaruar Fakultetin e Arteve,dega e aktrimit,në Universitetin e Tiranës,dhe kjo ka kontribuar në zhvillimin e tij si aktor,duke i dhënë një bazë të fortë profesionale për të arritur suksesin që ka sot.Pavarësisht distancës,Kreshnik Ibrahimi ka arritur të bëhet një personalitet i njohur dhe i dashur për shumë shqiptarë,që e shohin në të një ambasador të vlerave dhe kulturës shqiptare në botën ndërkombëtare.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *