OPINIONE

Nga RTP në RTK – Një histori uzurpimi dhe padrejtësie: E padrejta mbi fatin e Myzafer Qafleshit dhe ish-punëtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës

Historia e Radio Televizionit të Prishtinës (RTP) është e lidhur ngushtë me fatin e shumë gazetarëve,redaktorëve,teknikëve dhe profesionistëve të medias që e ndërtuan atë institucion me dekada të tëra përkushtim dhe punë.Ndër ta,një emër që spikat është ai i Myzafer Qafleshit,një redaktor muzike i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e kulturës dhe muzikës shqiptare përmes valëve të RTP-së.

Mirëpo,si shumë kolegë të tij,Myzaferi përjetoi në kurriz njërën nga periudhat më të errëta të gazetarisë dhe mediave në Kosovë.Së pari,u përball me represionin serb që i dëboi me dhunë të gjithë punëtorët shqiptarë nga RTP-ja.Së dyti,pas çlirimit,ai dhe shumë të tjerë u lanë rrugëve nga një regjim i ri i udhëhequr nga disa komandantë të luftës,të cilët në vend të profesionalizmit,sollën klanet dhe militantizmin politik në drejtimin e mediave publike.

Në vend që të kthehej në RTP,institucionin ku kishte punuar për vite me radhë,Myzafer Qafleshi mbeti si mësimdhënës i Kulturës Muzikore në një nga shkollat fillore të Prishtinës.Një personalitet që kishte dhënë kontribut të madh në zhvillimin e muzikës në Kosovë,u detyrua të largohej nga televizioni dhe të punonte në një sistem arsimor që nuk i njihte as përvojën dhe as sakrificat e tij.

Kur mbushi moshën e pensionimit,ai doli në pension vetëm si mësimdhënës,pa iu njohur asnjë ditë e punës në RTP dhe pa marrë asnjë kompensim për përjashtimin e tij të padrejtë.Ai u pensionua si një qytetar i zakonshëm,i harruar nga shteti dhe nga televizioni që dikur e kishte ndihmuar të lulëzonte.

1. Radio Televizioni i Prishtinës – Tempulli i kulturës dhe informacionit

RTP-ja ishte institucioni më i rëndësishëm mediatik në Kosovë për dekada të tëra.Ai u themelua për të informuar dhe edukuar shikuesit dhe dëgjuesit shqiptarë në Kosovë dhe më gjerë.Ishte platforma ku u promovuan artistët më të njohur të muzikës shqipe,ku u krijuan emisionet më të mëdha kulturore dhe ku gazetarët më të aftë bënin punën e tyre me profesionalizëm.

Myzafer Qafleshi ishte një nga ata profesionistë që i kushtoi jetën e tij zhvillimit të muzikës në këtë institucion.Ai punoi si redaktor muzike,duke qenë pjesë e një ekipi që hulumtonte,përzgjidhte dhe promovonte vlerat më të mira të muzikës shqiptare.

Në atë kohë,RTP-ja kishte një strukturë të ndërtuar mbi profesionalizëm.Punësimi nuk bëhej mbi baza politike apo nepotike,por mbi bazën e aftësive dhe meritokracisë.Gjithçka do të ndryshonte me ardhjen e vitit 1990.

2. Represioni serb dhe dëbimi i dhunshëm i shqiptarëve nga RTP

Pas demonstratave të viteve ‘80 dhe fillimit të viteve ‘90,regjimi i Beogradit nisi një spastrim sistematik të institucioneve në Kosovë,duke larguar shqiptarët nga të gjitha pozitat kyçe në shoqëri.Në vitin 1990,ky spastrim preku edhe RTP-në.

Pikërisht me 5 Korrik 1990 punëtorët shqiptarë u dëbuan me dhunë nga ambientet e RTP-së,duke i lënë rrugëve pa punë dhe pa të ardhura.Ishte një proces brutal,ku një institucion i ndërtuar me aq mund nga shqiptarët iu dorëzua serbëve.Në vend të muzikës shqipe,në valët e RTP-së nisën të dëgjoheshin vetëm këngë dhe programe serbe.Gazetarët shqiptarë u ndaluan të ktheheshin në zyrat e tyre,ndërsa studiot dhe arkivat muzikore u konfiskuan nga pushteti serb.

Ky ishte momenti kur Myzafer Qafleshi dhe shumë kolegë të tij u lanë në terr informativ,pa një institucion ku të punonin dhe pa një shpresë për t’u kthyer.

3. Çlirimi i Kosovës dhe iluzioni i rikthimit

Kur lufta e Kosovës përfundoi në qershor të vitit 1999,shumë nga ish-punëtorët e RTP-së,përfshirë Myzafer Qafleshin,kishin shpresën se do të ktheheshin në vendet e tyre të punës.Ata besonin se me çlirimin e Kosovës do të vinte edhe rikthimi i institucioneve në duart e atyre që i kishin ndërtuar.

Por realiteti ishte krejt ndryshe.Radio Televizioni i Prishtinës nuk u rikthye kurrë.Në vend të tij,u krijua Radio Televizioni i Kosovës (RTK),një institucion i ri që në letër duhej të ishte publik dhe gjithëpërfshirës,por në praktikë u shëndrrua në një televizion të kapur nga politika dhe klanet e luftës.

Në vend që të kthenin punëtorët e vjetër,pushtetarët e rinjë uzurpuan institucionin,duke e mbushur atë me familjarë të tyre dhe njerëz pa përvojë.Myzafer Qafleshi dhe shumë ish-punëtorë të RTP-së nuk u ftuan për të rifilluar punën.

4. Greva e urisë – Përpjekja e fundit për drejtësi

Kur panë se po injoroheshin,ish-punëtorët e RTP-së nisën një grevë urie në sheshin e Prishtinës.Rrafsh 40 ditë ata qëndruan nën qiell të hapur,duke kërkuar një gjë të thjeshtë: të drejtën për t’u kthyer në vendet e tyre të punës.

Ata nuk kërkuan favore politike,nuk kërkuan poste të larta.Kërkuan vetëm drejtësi dhe barazi në trajtim.Por reagimi i institucioneve ishte i ftohtë dhe injorues.Asnjë qeveri nuk ndërmori hapa për të adresuar këtë padrejtësi.

Sipas Myzafer Qafleshit,në kohën kur ai dhe kolegët e tij ishin në grevë,ministri i atëhershëm i Drejtësisë,Hajredin Kuçi,iu kishte premtuar se do të bëhej një zgjidhje për situatën,ku këshilli grevist kishin nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me ministrin Kuçi,por në të njëjtën kohë ministri në fjalë kishte zhvilluar një bisedë të shkurtër me drejtorin e atëhershëm të RTK-së,Agim Zatriqin,ku i kishte thënë se “asnjë grevistë i RTP-së nuk do të kthehet në punë,por vetëm dua t’i largoj nga rruga,mos t’i shohin qytetarët”.Ky ishte një mesazh i qartë i injorancës dhe padrejtësisë ndaj një grupi që kishte kontribuar shumë për zhvillimin e mediave në Kosovë.

5. Konkurset për rikthimin e punëtorëve të RTP-së dhe padrejtësitë

Përpjekjet e Myzafer Qafleshit për të rikthyer pozitën e tij në RTK u shuan kur mori pjesë në tri konkurse të hapura për pozita në RTK.Konkursi në pikën e tretë për plotësimin e kushteve,kërkonte 3 vite përvojë pune,një kërkesë që Myzaferi e kalonte me mbi 10 vite përvojë pune në RTP.

Në konkursin e parë,u pranuan emra pa asnjë përvojë në televizion,si këngëtari Ilir Shaqiri.Poashtu,në konkursin e dytë,u pranua Jeta Çitaku,motra e deputetes respektivisht Ministres së Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku,pa asnjë përvojë pune.Në konkursin e tretë,u pranua Ylber Asllanaj poashtu pa asnjë përvoj pune,i cili në kohën e RTP kishte qenë pjesë e korit profesional,një projekt që drejtohej nga vetë Myzaferi.

Këto pranimet tregonin se konkurset nuk ishin të bazuara në meritë,por në lidhje dhe ndikime politike,duke lënë jashtë njerëzit që kishin kontribuar për zhvillimin e mediave dhe kulturës.

6. Qëndrimi i Dan Everts dhe një “fitore” e pamundur

Menjëherë pas luftës,në një periudhë kur ishin marrë të gjitha masat për të rikthyer RTP-në dhe për të rikthyer punëtorët,Dan Everts,shefi i misionit të OSBE në Kosovë,kishte deklaruar se asnjë punëtor i RTP-së nuk do të kthehej në punë,dhe arsyeja e tij ishte e qartë: “Kur RTP-ja ua kishte kthyer bërrylat Millosheviçit,ata për ne nuk dëgjojnë fare.”

Megjithatë,është e rëndësishme të theksohet se fitorja e parë mediale kundër Serbisë kishte qenë pikërisht fitorja e RTP-së,e cila kishte qenë një nga platformat më të fuqishme të rezistencës kulturore dhe mediatike në vitet e dhunshme të regjimit serb.

Kjo analizë e detajuar synon të zbardhë padrejtësinë historike të bërë ndaj Myzafer Qafleshit dhe kolegëve të tij,të cilët u tradhtuan nga sistemi që duhej t’i mbështeste.

Për Myzafer Qafleshin dhe kolegët e tij, kjo ishte një padrejtësi që nuk do të fshihej kurrë.

(Ky shkrim është bazuar në rrefimin personal të Myzafer Qafleshit)

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *